Vuçiq: Erdogani më tha se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën - Gazeta Express
string(90) "vuciq-erdogani-me-tha-se-eshte-e-rendesishme-te-arrihet-nje-zgjidhje-kompromisi-me-kosoven"

Vuçiq: Erdogani më tha se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën

Lajme

Gazeta Express

18/09/2021 13:50

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka udhëtuar për në Turqi ku është pritur nga homologu turk, Rexhep Taip Erdogan. Dy presidentët kanë folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Vuçiq ka thënë se në takimin me Erdogan, ky i fundit është shprehur se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi me Kosovën, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Presidenti turk përkrah dialogun mes Prishtinës dhe Begradit dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiq pas takimit.

Takimi u mbajt në Vilën Vahdettin në Stamboll dhe ishte i mbyllur për shtypin.