Vuçiq e quan mashtrues Kurtin, tregon pse e mori mbrëmë vendimin për taksën - Gazeta Express
string(74) "vuciq-e-quan-mashtrues-kurtin-tregon-pse-e-mori-mbreme-vendimin-per-taksen"

Vuçiq e quan mashtrues Kurtin, tregon pse e mori mbrëmë vendimin për taksën

Gazeta Express

28/02/2020 14:42

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka quajtur si kalkuluese lëvizjen e djeshme të kryeministrit Albin Kurtit, i cili mori vendim për heqje të pjesshme të taksës 100 %, fillimisht për produktet bazë që importon Kosova nga Serbia.

Vuçiq thotë se në mënyrë taktike  Kurti e ka marrë një vendim të tillë para nisjes në Washington.

Lexo Edhe:

“Një ditë përpara udhëtimit tim në Washington ai vendosi për taksën, në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë atje”, ka thënë presidenti serb, duke thënë se vendimi i tij është një përpjekje për mashtrim.

Tutje kreu i shtetit serb ka thënë se Richard Grenell ka plotësisht të drejtë kur e kundërshton një vendim të tillë të Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.

Përveç tjerash Vuçiq i ka bërë edhe një pyetje Kurtit rreth asaj se kush e ka këshilluar që ta marrë një vendim të tillë.

“ A ishte ide e jotja, apo dikush të ndihmoi?”, ka pyetur Vuçiq.

Vendimi i Kurtit për heqje të pjesshme të taksës është mirëpritur nga BE’ja ndërkohë u kundërshtua nga emisari i Trump për dialogun, Richard Grenell./Gazeta Express/