Vuçiq e përmendi vetëm Kurtin, por në Munih do të jetë edhe Hashim Thaçi - Gazeta Express
string(71) "vuciq-e-permendi-vetem-kurtin-por-ne-mynih-do-te-jete-edhe-hashim-thaci"

Vuçiq e përmendi vetëm Kurtin, por në Munih do të jetë edhe Hashim Thaçi

Gazeta Express

12/02/2020 13:12

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot ka konfirmuar se do të udhëtojë drejt Munihut të Gjermanisë ku do të organizohet Konferenca për Siguri.

Kreu i shtetit serb ka paralajmëruar një takim të mundshëm me emisarin e Trumpit për dialogun, Richard Grenell, ndërkohë ka thënë se do të marrë pjesë edhe në një panel të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lexo Edhe:

Megjithatë, në Munih do të udhëtojë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Një gjë e tillë konfirmohet edhe në faqen zyrtare të “Munich Security Conference 2020” pasi që emri i presidentit Thaçi figuron në listën e atyre që e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Ndërkohë nuk dihet nëse do të ketë ndonjë takim Thaçi-Vuçiq në Munih me ndërmjetësimin e ndonjë lideri botëror, duke qenë se në këtë Konferencë do të marrin pjesë krerë e zyrtarë të lartë shtetesh si Emanuel Macron, Heiko Mass e Mike Pompeo. /Express/