Vuçiq e nxit Gjuriqin të reagojë për Albright-in dhe Clinton-in, i quan kriminelë


Gazeta Express
12 Qershor 2019 10:57

Vizita në Kosovë e presidentit amerikan, Bill Clinton, dhe e sekretares Madeleine Albright, me rastin e 20-vjetorit të hyrjes së forcave të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, ka nxitur reagime të shumta në Serbi.

Përveç shefit të BIA-s, me urdhër të Vuçiqit ka reaguar edhe drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën”, Marko Gjuriq, i cili i ka quajtur Clinton-in dhe Albright-in kriminelë.

“Kriminelët kthehen në vendin e krimit”, ka thënë Gjuriq, transmeton Gazeta Express.

Ai të njëjtën akuzë e ka bërë edhe ndaj gjeneralit amerikan Wesley Clarck.

“Për mua kriminelët janë kthyer në skenën e krimit, edhe Wesley Clark edhe Bill Clinton”, ka shtuar Marko Gjuriq.

Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një interviste në Tv Pink, ku ka folur edhe për seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit, në të cilën u diskutua për Kosovën. /GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart