Vuçiq e konfirmon se do të takohet me djalin e Trump, tregon se për çfarë do të flasë me të - Gazeta Express
string(90) "vuciq-e-konfirmon-se-do-te-takohet-me-djalin-e-trump-tregon-se-per-cfare-do-te-flase-me-te"

Lajme

Gazeta Express

11/03/2025 12:24

Vuçiq e konfirmon se do të takohet me djalin e Trump, tregon se për çfarë do të flasë me të

Lajme

Gazeta Express

11/03/2025 12:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar takimin me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan Donald Trump, sot në Beograd.

Përmes një videoje në Instagram ku foli për disa tema, Vuçiq tha se do të takohet me  Trump Jr për “pak minuta” dhe se me të do të flasë për ekonominë.

“Dhe për pak minuta do të pres Donald Trump Jr., do të flas për ekonominë, sfidat e reja, të mëdha, do të thosha, por edhe sukseset e Serbisë në të ardhmen. Dhe ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë”, tha ai.

Më herët, disa media në Serbi raportuan me burime për vizitën e Trump Jr në Beograd.

Advertisement
Advertisement
Advertisement