Vuçiq: Diskutimi për Asociacionin i pashmangshëm, do të insistojmë - Gazeta Express
string(64) "vuciq-diskutimi-per-asociacionin-i-pashmangshem-do-te-insistojme"

Vuçiq: Diskutimi për Asociacionin i pashmangshëm, do të insistojmë

Gazeta Express

24/09/2020 11:15

Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe pritet të jetë një prej pikave ku do të ngecë dialogu. Pala kosovare nuk ka pranuar të diskutojë për një temë të tillë në Bruksel, derisa Beogradi thotë se një temë e tillë është e paevitueshme, raporton Express.

Kështu ka thënë sot para gazetarëve presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, duke potencuar se Asociacioni është një temë e pashmangshme.

Lexo Edhe:

“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është një temë e paevitueshme dhe ne do të insistojmë për një gjë të tillë”, ka thënë kreu i shtetit serb kur është pyetur rreth mundësisë së mosmbajtjes së takimit të 28 shtatorit në Bruksel.

Presidenti serb ka thënë se Beogradi do të vazhdojë negociatat me Prishtinë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në mirëbesim. /Express/