Vuçiq bisedon me Dodikun për Kosovën - Gazeta Express
string(36) "vuciq-bisedon-me-dodikun-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 9:32

Vuçiq bisedon me Dodikun për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

01/02/2023 9:32

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka biseduar me kryetarin e entitetit serb në Bosnje dhe Hercegovinë të quajtur Republika Serbe, Millorad Dodik mbi iniciativat perëndimore në lidhje me Kosovën.

“Kemi biseduar për çështje kyçe për Serbinë dhe Republikën Serbe, si dhe për situatën e gjithmbarshme në “krahinën tonë jugore”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Lexo Edhe:

Ai ka shtuar se muajt e ardhshëm do të vizitojë disa vende në Republikën Serbe.

“Sidomos komunat e varfra, për të cilat Serbia do të përgatitë ndihmë domethënëse financiare dhe përkrahje për projekte të infrastrukturës”, ka pretenduar Vuçiq.