Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shpreson që situata në Bosnje dhe Hercegovinë të qetësohet, duke shtuar se nuk beson që presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik do të arrestohet.
“Ka ide të ndryshme, sigurisht që ajo për arrestimin ekziston diku. Unë personalisht fola me Dodikun për uljen e tensioneve. Unë thashë se nuk është problem, por thashë që më thonë se çfarë gabon në lidhje me dy nenet e Marrëveshjes së Dejtonit. Ata thanë se nuk po gabon, por duhet ta lërë kohën të kalojë”, ka thënë Vuçiq në një paraqitje të ftuar në TV Pink
“Ka kaluar më shumë se një vit dhe ata vazhduan të ushtrojnë presion mbi Republikën Srpska,” tha Vuçiq dhe shtoi se shpreson “që së bashku si komb do të jenë në gjendje ta kapërcejnë këtë,” përfundoi ai.