Vuçiq: As Pompeo nuk e di nëse pranohemi në BE pas një marrëveshjeje me Kosovën - Gazeta Express
string(76) "vuciq-as-pompeo-nuk-e-di-nese-pranohemi-ne-be-pas-nje-marreveshje-me-kosoven"

Gazeta Express

24/01/2020 11:00

Vuçiq: As Pompeo nuk e di nëse pranohemi në BE pas një marrëveshjeje me Kosovën

Gazeta Express

24/01/2020 11:00

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, është takuar sot me Përfaqësuesin Special të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell

Në një konferencë për media Vuçiq ka folur rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje finale dhe nëse një marrëveshje e tillë do t’i siguronte Serbisë integrim në Bashkimin Evropian.

Lexo Edhe:

Vuçiq ka thënë se të njëjtën pyetje ia ka bërë edhe zyrtarëve të ndryshëm të BE-së dhe gjithashtu edhe Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, por thotë se nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.

“Kam folur jo vetëm me zyrtarë të BE-së por edhe me Mike Pompeo (Sekretarin Amerikan të Shtetit). E kam pyetur atë ‘Në rregull, nëse ne e bëjmë, një marrëveshje me Prishtinën, nëse ne gjejmë një zgjidhje kompromisi, a do të jetë e mjaftueshme që të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian. Dhe asnjë, as nga BE-ja e as nga SHBA-ja, sepse ata punojnë ngushtë bashkë, nuk mund të ma konfirmonin që do të bëheshim pjesë e Bashkimit Evropian. Jemi duke pritur një vendim të BE-së në atë se nëse duan që Serbia të jetë pjesë e BE-së apo jo”, ka thënë Vuçiq. /GazetaExpress/