Vuani nga zbokthi? Provoni këtë metodë natyrale me vetëm dy përbërës - Gazeta Express
string(67) "vuani-nga-zbokthi-provoni-kete-metode-natyrale-me-vetem-dy-perberes"

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 19:52

Vuani nga zbokthi? Provoni këtë metodë natyrale me vetëm dy përbërës

Shqiperi

Gazeta Express

06/12/2022 19:52

Pothuajse në çdo kuzhinë mund të gjeni një gjethe dafine, një erëz që u jep një aromë të veçantë ushqimeve. Duhet ta keni dëgjuar se gjethet e dafinës kanë efekte të mëdha në shëndet, për shembull ndihmon me kollën, megjithatë pak njerëz e dinë se ata janë një pasuri e vërtetë natyrore për kujdesin e flokëve.

Prandaj, nëse keni problem me lëkurën e kokës dhe ju pëlqejnë solucionet natyrale, pa kimikate dhe përbërës agresivë, atëherë duhet të bëni një shampo në kushte shtëpie me gjethe dafine. Gjethja e dafinës përmban rreth dy për qind vajra esencialë dhe ka shumë përfitime për trupin.

Lexo Edhe:

Dafina përmban polifenole, tanina që janë antioksidantë të fuqishëm, vitaminë A, vitaminë C, natrium, kalium, hekur dhe magnez, si dhe fibra.

Përbërësit:

Pesë gjethe dafine
Një lugë vaj kokosi
500 ml ujë

Hidhni në ujë gjethet e dafinës dhe vajin e kokosit, lërini të ziejnë derisa të vlojnë dhe më pas lërini në zjarr për rreth 5 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Më pas, hidhni lëngun në një shishe spërkatëse dhe aplikojeni në flokë, duke e fërkuar mirë.

Mbajeni për rreth 15 deri në 30 minuta, më pas lajini flokët si zakonisht.