Vritet një person në Skenderaj

Një person është vrarë sot në Skënderaj. Avdylaziz Hoxha, shef i hetimeve regjionale në Mitrovicë, e ka konfirmuar lajmin për Gazetën Express. Ai tha se dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri dhe se për momentin nuk ka të arrestuar. “Është një person i dyshuar, por nuk ka të arrestuar”, tha ai. /GazetaExpress/