Vritet 25 vjeçari shqiptar, shkak sherri për një vend parkimi


Gazeta Express
13 Qershor 2019 0:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje të vonë në qytetin e Laçit, ku një i ri është qëlluar për vdekje.

Ngjarja ka ndodhur fare pranë Gjykatës së Kurbinit. Nga të dhënat paraprake mësohet se i riu i mbetur i vdekur, është qëlluar me armë nga autori për shkak të një përplasje banale në lidhje me vendin e parkimit.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes dhe identifikimin e autorit dhe viktimës./Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart