Vrimat e zeza mund të fshijnë të shkuarën dhe të ofrojnë disa të ardhme - Gazeta Express

Vrimat e zeza mund të fshijnë të shkuarën dhe të ofrojnë disa të ardhme

Mistere

Gazeta Express

02/04/2021 2:19

Teoria mbizotëruese e shkencëtarëve sa i takon kalimit përmes një vrime të zezë është ajo që pohon se me gjasa trupi i njeriut do të copëtohej, ose të shtrihej pambarimisht në hapësirë dhe kohë.

Por, një studim i ri pretendon se edhe mund të mbijetohet, por me një kosto të madhe. Një matematicien nga Universiteti i Kalifornisë kreu një eksperiment kompjuterik, duke shfrytëzuar një ngarkesë elektrike për të ilustruar fenomenin hapësinor.

Ajo që Peter Hintz vuri re ishte se çdo e dhënë që futej në këtë vrimë të zezë, dilte prej andej “e shumëfishuar”, ose e ndryshuar krejtësisht.

Nisur nga kjo, Hintz arrin në një përfundim interesant.

“Vrima e zeza të quajtura Reissner-Nordstrِm-de Sitter mund të kalohen, por nëse këtë do ta bënte një njeri, ai me siguri që do të humbiste të gjithë të shkuarën e vet, por edhe do të kishte disa të ardhme”, thotë ai.

Kjo do të thotë, sipas Hintz, se një person që do të kalonte përmes kësaj vrime të zezë do të përfundonte në një univers ku nuk aplikohet parimi shkak-pasojë dhe për rrjedhojë me disa “opsione” për të ardhmen.