Vrima e ozonit, më e vogla në tri dekada


Gazeta Express
17 Shtator 2019 0:51

Vrima e ozonit mbi Antarktidë këtë vit mund të jetë më e vogla e këtyre tre dekadave të fundit, sipas shkencëtarëve.

Vëzhgimet në atmosferë tregojnë se vrima nuk është zgjeruar në vitin 2019 në mënyrën që e bën zakonisht.

Shërbimi i Monitorimit të Atmosferës, Copernicus, tha se vrima aktualisht përfshin më pak se gjysmën e zonës që zakonisht shihet në mes të shtatorit. Vrima është gjithashtu larg polit, shton agjencia e Bashkimit Evropian.

Ozoni është një molekulë e përbërë nga tre atome të oksigjenit.

Ai është përgjegjës për filtrimin e rrezatimit të dëmshëm ultraviolet nga Dielli.

Vincent-Henri Peuch, qw drejton agjencinë e BE-së, tha se madhësia e vrimës, e parë këtë vit, është inkurajuese, por theksoi se është e rëndësishme që të vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për rimëkëmbjen e shtresës së ozonit.

Protokolli i Montrealit, i nënshkruar nga qeveritë e vendeve të ndryshme në vitin 1987, parashikon përmirësimin e situatës duke ndaluar prodhimin dhe përdorimin e kimikateve të dëmshme.

Te fundit


Kthehu lart