Vrau të vëllanë, pas 6 vitesh në kërkim kapet 38 vjeçari shqiptar - Gazeta Express
string(64) "vrau-te-vellane-pas-6-vitesh-ne-kerkim-kapet-38-vjecari-shqiptar"

Gazeta Express

21/02/2020 16:20

Vrau të vëllanë, pas 6 vitesh në kërkim kapet 38 vjeçari shqiptar

Gazeta Express

21/02/2020 16:20

Policia ka vënë në pranga këtë të premte një 38 vjeçar që kërkohej nga drejtësia prej 6 vitesh nën akuzën e vrasjes së të vëllait.

Policia e Shkodrës njofton se ka vënë në pranga 38 vjeçarin Mhill Shytani, i cili po tentonte të dilte nga kufiri i Shqipërisë.

Lexo Edhe:

Arrestohet në Shkodër, 38-vjeçari M.Sh., i shpallur në këkim për vrasjen e vëllait të tij.Nga shërbimet e PKK Hani i Hotit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë kontrollit të imtësishëm në  dalje të Republikës së Shqipërisë është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi M. Sh., 38 vjeç, banues në Shkodër.

Policia bën me dije se, më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllanë e tij, shtetasin K. Sh., i cili në momentet e para  është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.