Vrau në mënyrë makabre çiftin britanik, Gjykata i jep goditjen e fundit shqiptarit të dënuar


Gazeta Express
15 Prill 2019 16:48

Ka dështuar kërkesa e shqiptarit për apelim të vendimit, ku u dënua me 35 vite burg pasi u shpall fajtor për vrasjen makabre të një çifti në Angli.

Ali Qazimaj, 45 vjeç, i cili u shpall fajtor për vrasjen e ndodhur në 2017, kërkoi të apelonte vendimin, por nuk i është pranuar kërkesa.

Trupi i Peter Stuart, 75 vjeç, i cili ishte therur nëntë herë, u gjet në një gropë në pyll afër shtëpisë së tij në Mill Lane në Weybread, në qershor 2016, ndërsa  gruaja e tij 69-vjeçare Sylvia kurrë nuk ka u gjet.

image (2)

Dënimi i Qazimajt, erdhi nga gjykatësi Jeremy Stuart-Smith i cili e përshkoi  vrasjen  si “të jashtëzakonshme dhe të tmerrshme”, ndërsa autorin e cilësoi si “vrasës të pamëshirshëm”.

Ish azilkërkuesi i cili shkoi në Britani të Madhe në 1999, kishte insistuar gjatë gjithë gjyqit se ai ishte viktimë e një identiteti të gabuar duke pretenduar se nuk kishte shkelur kurrë më parë në këtë vend përpara se të ekstradohet nga Luksemburgu, ndërsa pretendonte se ishte shtetas shqiptar i quajtur Vital Dapi.

Në një seancë dëgjimore në Londër të enjten e kaluar, një gjyqtar në Gjykatën e Apelit, i cili i shqyrtoi dosjen, hodhi poshtë kërkesën e lejes për të apeluar vendimin.

image (4)
image

Te fundit


Kthehu lart