Vrau ish të dashurin e Marsidës! Shefi i sigurisë në burgun e Durrësit, nip i një ish deputeti të PS


Gazeta Express
10 Tetor 2019 11:46

Efektivi Bledar Toçi, i cili u plagos në ngjarjen e rëndë që ndodhi në një banesë në lagjen numër dy të qytetit të Kavajës mbrëmë pak pas mesnatës, dhe më pas në kushtet e vetëmbrojtjes, sipas policisë, qëlloi për vdekje Dritan Haxhollin, është nipi i një ish deputeti të Partisë Socialiste.

Toçi me detyrë Shef i Sigurisë së Brendshme pranë burgut të Durrësit, është konfliktuar me Dritan Haxholli, pasi ky i fundit për motive xhelozie ka qëlluar me armë duke e plagosur policin e burgjeve.

“Në kushtet e vetëmbrojtjes Toci ka qëlluar për vdekje me armë zjarri tip pistolete shtetasin Drita Haxholli, ( i dënuar më parë për krime kundër personit dhe për lëndë narkotike). Arrestimi i Bledar Tocit për veprën penale “Vrasja me dashje””, sqaroi policia.

Sakaq, në pranga ra edhe vëllai i policit të burgjeve, B Toci, pasi gjatë kontrollit të banesës së policit, në lagjen nr. 2, në Kavajë iu gjetën dhe u sekuestruan me cilesinë e provës materiale një sasi e dyshuar lendë kokaine e ndarë në 7 doza që i përkisnin 27-vjeçarit, pra vëllait të të plagosurit. Arrestimi i tij për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Te fundit


Kthehu lart