Detaje të reja kanë dal për Fatmir Kolecajn, autorin e vrasjes së dyfishtë të ish-kunatit Vledison Filopati dhe ish-gruas Esmeralda Filopati para dy ditësh në Mirditë.
Mësohet se 47-vjeçari ka tentuar vetëvrasjen në kohen kur ishte i burgosur në Shënkoll të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e 12 shtatorit të vitit 2017-të, kohë kur ai vuante dënimin për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake’.
Aktualisht policia ka nisur kontrollet me dron për kapjen e Kolecajt, i cili kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu pasi ishte denoncuar për dhunë në familje. Gjithashtu policia ka vë në dispozicion një shumë parash prej 5 milionë lekësh për këdo që jep informacion në lidhje me vendodhjen e Kolecajt.
Fatmir Kolecaj ka shkuar i armatosur në familjen e ish-gruas Esmeraldës dhe ka kërkuar të takojë tre vajzat e tij, por ka hasur në rezistencën e ish-kunatit, Vledison Filopatit me të cilin pasi ka debatuar e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend.
Kur ka parë vëllanë të pajetë përpara shtëpisë, Esmeralda Filopati ka vrapuar në oborr ku ndodhej ish-bashkëshorit i saj, i armatosur. Edhe Esmeralda është konfliktuar për disa sekonda me ish-burrin, i cili më pas e ka qëlluar dhe atë me armë duke e lënë të pajetë pranë trupit të vëllait të saj, Vledisonit.