Vrau dhe dogji me vodka pronarin e hotelit, rrëfehet shqiptari: Nuk më dha 200 eurot e punës - Gazeta Express
string(90) "vrau-dhe-dogji-me-vodka-pronarin-e-hotelit-rrefehet-shqiptari-nuk-me-dha-200-eurot-e-punes"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 20:42

Vrau dhe dogji me vodka pronarin e hotelit, rrëfehet shqiptari: Nuk më dha 200 eurot e punës

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 20:42

Zbulohet emri i të riut shqiptar i cili akuzohet për vrasjen dhe më pas djegien e një biznesmeni grek.

Ai është 20-vjeçari shqiptar Indrit Lleshi, i cili rrëfeu vet vrasjen e hotelierit 69-vjeçar Nikolaos Halaris në Oia.

Lexo Edhe:

Sipas tij, i riu shqiptar shkoi për t’i kërkuar ish-pronarit të tij, 200 eurot që ia kishte borxh me pretendimin se do t’ia dërgonte familjes në Shqipëri.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari ishte dëbuar dy herë nga territori grek.

Mësohet se i riu pas krimit makabër ka shkuar tek një shok i tij, ka ndërruar rrobat të cilat i kishte të lyera në gjak dhe më pas kishte dal për kafe, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

20-vjeçari u arrestua të hënën në mbrëmje dhe menjëherë pas ekzaminimit, ai përshkroi në detaje gjithçka që ndodhi në hotel.

I riu pretendon se paratë ishin paga ditore me të cilën jetonte familja e tij dhe se ai e gjeti veten në një pozitë shumë të mjerueshme. Ai shtoi se hotelieri ishte i pari që e kishte sulmuar.

“Unë punoj në Greqi për të jetuar. Kam ardhur dy here, punoj dhe i dërgoj para nënës dhe tre motrave. Pronari i hotelit më kishte borxh 200 euro. Shkova të enjten në mëngjes për t’i kërkuar paratë. Por ai nuk mi dha. Ai mori një shishe uiski dhe më sulmoi. I kapa dorën dhe e shtyva dhe pastaj ai ra poshtë, pa ndjenja, ” ka thënë ai para policisë greke.