Vrau bashkëshorten gjyqtare, burg përjetë për Fadil Kasemin


Gazeta Express
15 Maj 2019 12:27

 “Burgim përjetë”, ky ishte vendimi i apelit të Krimeve të Rënda për Fadil Kasemin, i cili vrau bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildes Hafizi.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi për 3 vepra penale, vrasje me paramendim, rrëmbim personi dhe armëmbajtje pa leje.

Kujtojmë qe kjo ngjarje ndodhi më 31 gusht të vitit 2017 në zonën e “Porcelanit” në Tiranë.

Gjyqtarja  u qëllua për vdekje në automjetin e saj me dy plumba nga ish-bashkëshorti, Fadil Kasemi, me të cilin kishte më shumë se dy vjet që ishte divorcuar.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart