Vrasje në Rahovec: Policia arreston familjarin e viktimës - Gazeta Express
string(56) "vrasje-ne-rahovec-policia-arreston-familjarin-e-viktimes"

Vrasje në Rahovec: Policia arreston familjarin e viktimës

Lajme

Gazeta Express

12/06/2021 23:37

Një vrasje ka ndodhur në fshatin Soniq të Rahovecit. Policia ka arrestuar një familjar të viktimës si të dyshuarin kryesor, shkruan Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nystret Gjurkaj.

Lexo Edhe:

Rasti është duke u trajtuar si plagosje. Me t’u plagosur viktima është dërguar, në gjendje të rëndë është dërguar për në spital.

E përkundër përpjekjeve mjekësore, viktima nuk ka arritur të mbijetojë.

“Sot rreth orës 21:00 në fshatin Soniq të Rahovecit ka ndodhur një plagosje me pasoja vdekjeprurëse. Viktima në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë dhe përkundër përpjekjeve mjekësore i njëjti ka ndërruar jetë. Dyshohet se palët janë familjarë në mes vete. Njësitet policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. I dyshuari është arrestuar”, ka konfirmuar Gjurkaj./Express/