Vrasje në Gjilan: Polici e godet për vdekje një person në mes të rrugës - Gazeta Express
string(70) "vrasje-ne-gjilan-polici-e-godet-per-vdekje-nje-person-ne-mes-te-rruges"

Vrasje në Gjilan: Polici e godet për vdekje një person në mes të rrugës

Gazeta Express

29/12/2019 9:28

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjilanit. Aty një pjestar i policisë së Kosovës, i dyshuari Vllaznim Hamdiu e ka goditur për vdekje personin Lulzim Spahiu gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në mes të rrugës “Nato 99”, në Gjilan, raporton Gazeta Express. Polici i dyshuar është arrestuar. Motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë ende nuk dihen.

Lajmin për vrasjen e ka konfirmuar për Gazetën Express edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani.

Lexo Edhe:

“Mund të ju konfirmojë se rreth orës 04:50 në rrugën ‘Nato 99”, ka ndodhur një vrasje. Motivet ende nuk dihen. Policia dhe ekipet e tjera kanë ndalë në vendin e ngjarjes si dhe po i vazhdojnë hetimet. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, shkruan Express.

E ndërkohë, Express mëson se zyrtari policor me inicialet V.H e ka goditur për vdekje viktimën i cili mban inicialet L.S .

Express mëson se polici i dyshuar për vrasjen është i Gjilanit, mirëpo veprimtarin e tij si zyrtar policor e ushtron në Prishtinë.

Express shumë shpejtë do të sjellë detaje të tjera rreth kësaj ngjarjeje./G.Hasani/Express/