Vrasje gjatë luftës: Hapet një varr në Llaushë të Skenderajt


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 9:30

Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të Prokurorisë në Mitrovicë ka bërë hapjen e një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut, raporton Gazeta Express.

Vrasja e këtij njeriu raportohet se ka ndodhur në periudhën e luftës në Kosovë, prill-maj 1999, në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda e kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë në Mitrovicë, ku në malet e këtij fshati është bërë hapja e varrit ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut.

Ato janë dërguar pastaj në institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Fsh. Llaushë, Skenderaj, Prill-Maj 1999 – NN. Me datën 13.11.2019 njësitë policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë  kanë zbatuar urdhëresën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ku në malet e fshatit Llaushë është bërë hapja eks-humimi i një varri ku janë gjetur mbetje mortore të trupit të njeriut të cilat janë marr dhe dërguar në  Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftim të policisë. /GazetaExpress

Te fundit


Kthehu lart