Vrasja në Tiranë, reagon policia. Në fillim u dyshua aksident - Gazeta Express
string(59) "vrasja-ne-tirane-reagon-policia-ne-fillim-u-dyshua-aksident"

Vrasja në Tiranë, reagon policia. Në fillim u dyshua aksident

Shqiperi

Gazeta Express

03/04/2022 23:35

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku ndaj një personi është bërë atentat me armë.

Sipas policisë në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Lexo Edhe:

Policia ka ngritur postopblloqe në disa pika dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

Ndërkohë mësohet se një makinë i ka prerë rrugën dhe ka qëlluar duke e lënë të vdekur 35 vjeçarin.

Fillimisht policia dyshoi se i riu ka pësuar aksident, pasi trupi i tij është gjetur i shtrirë në rrugë. Por teksa ka inspektuar gëzhojat, ka dalë në përfundimin se ndaj tij është bërë atentat.

Në të njëjtën kohë mësohet se viktima ishte duke udhëtuar vetëm në makinën tip fouristradë.