Vrasja me armë zjarri në Prezë/ Një telefonatë ndali viktimën në rrugë, punonte si taksist pa licensë - Gazeta Express
string(99) "vrasja-me-arme-zjarri-ne-preze-nje-telefonate-ndali-viktimen-ne-rruge-punonte-si-taksist-pa-license"

Vrasja me armë zjarri në Prezë/ Një telefonatë ndali viktimën në rrugë, punonte si taksist pa licensë

Gazeta Express

03/08/2020 18:50

Ende nuk dihen motivet e vrasjes së 71 vjeçarit, Abdulla Budlla, nga fshati Hametaq në zonën e Prezës.

budlla

I moshuari punonte si taksist pa licencë, duke transportuar fshatarët në zonë.

Lexo Edhe:

Vendi ku ka ndodhur krimi nuk është i mbuluar me kamera sigurie, çka e bën më të vështirë për hetuesit zbardhjen e autorëve të ngjarjes.

“News 24” bën me dije se dyshohet se të moshuarit i është bërë paraprakisht një telefonatë, çka ka dalë nga makina dhe më pas është qëlluar me armë zjarri nga një distancë prej 4-5 metrash nga një makinë në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Revani Jaupi. Momentalisht nuk ka një pistë kryesore hetimore për krimin e rëndë.