Vrasja me armë në Kavajë, sherri në banesën e ish-të dashurës. Kush janë viktima dhe i plagosuri


Gazeta Express
10 Tetor 2019 9:06

Dalin detajet e para nga ngjarja e rende qe tronditi Kavajen, ku një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur.

Krimi i rëndë ka ardhur pas një sherri të ndodhur në banesën e një gruaje në lagjen numër 2 të qytetit, nderkohe qe jane identifikuar edhe viktima dhe i plagosuri.

Sipas “News 24” viktimë ka mbetur shtetasi Dritan Haxholli, partner i gruas së re, ndërsa polici i plagosur është Bledar Toci.

Viktima ka hyrë në banesën e ish-të dashurës dhe ka qëlluar me armë, duke plagosur policin e burgjeve Bledar Toci.

Me pas, ky sic ka njoftuar edhe policia, ka nxjerre armen e sherbimit dhe e ka qelluar duke e lene te vdekur ne vend.

Te fundit


Kthehu lart