Vrasja e trefishtë në Gjilan, MD kërkon masa displinore – KPK: S’komentojmë thirrjet e ekzekutivit - Gazeta Express
string(93) "vrasja-e-trefishte-ne-gjilan-md-kerkon-masa-displinore-kpk-skomentojme-thirrjet-e-ekzekutivit"

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:53

Vrasja e trefishtë në Gjilan, MD kërkon masa displinore – KPK: S’komentojmë thirrjet e ekzekutivit

Lajme

Gazeta Express

13/08/2025 12:53

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka thënë se nuk komenton deklaratat apo thirrjet e ekzekutivit. Kjo pas thirrjes së Ministrisë së Drejtësisë që i ka bërë KPK dhe KGjK-së pas vrasjes së trefishtë në Gjilan, për nisjen e procedurave disiplinore ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të përfshirë.

Në një përgjigje për KosovaPress, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka thënë se “është i përkushtuar të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore që janë në fuqi”.

“Ju njoftojmë se Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) është institucion i pavarur dhe nuk komenton deklaratat apo thirrjet e ekzekutivit. KPK është i përkushtuar të veprojë gjithmonë në përputhje me kompetencat ligjore që janë në fuqi dhe në harmoni me procedurat e përcaktuara, duke garantuar respektimin e pavarësisë institucionale dhe parimeve të drejtësisë”, thuhet në përgjigjen e Këshillit Prokurorial (KPK).

Dy prej të dyshuarve për vrasjen në Gjilan – Mefail dhe Edonis Shkodra – kanë qenë në paraburgim në të kaluarën dhe më pas janë liruar me dorëzani me vendim të Gjykatës pas një kërkese të Prokurorisë Speciale.

Kjo ka bërë që të ketë kritika të mëdha për sistemin e drejtësisë në vend.

“Ky vendim është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm, sidomos duke pasur parasysh që të dy të dyshuarit ishin subjekt i hetimeve për vepra të rënda penale si fajdeja dhe detyrimi. Lirimi i tyre përbën një neglizhencë të rëndë institucionale dhe ka prodhuar pasoja tragjike e të pariparueshme. Ministria e Drejtësisë i bën thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe atij Gjyqësor, që të nisin menjëherë procedurat disiplinore ndaj të gjithë prokurorëve e gjyqtarëve që kanë qenë të përfshirë. Përgjegjësia ligjore, institucionale dhe morale duhet të jetë e plotë dhe e pakompromis”, ka reaguar Ministria e Drejtësisë pas vrasjes së trefishtë.

I dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë, Mefail Shkodra është person me të kaluar penale, përfshirë edhe në fajde. Ai me dy djemtë e tij është në arrati, ndërkohë që autoritet vendore po vazhdojnë me kërkimet.

Vendi ynë u trondit nga pesë vrasje vetëm brenda dy ditësh. Një vrasje e trefishtë në Gjilan e një tjetër në Prizren ndodhën të dielën e 10 gushtit. Ndërkaq të hënën, u raportua edhe për një tjetër vrasje në Hajvali të Prishtinës.