Vrasja e shtatzënës, 4 policët dyshohen për keqpërdorim të pozitës e falsifikim të dokumenteve lidhur me Urdhrin-mbrojtës - Gazeta Express
string(120) "vrasja-e-shtatzenes-4-policet-dyshohen-per-keqperdorim-te-pozites-e-falsifikim-te-dokumenteve-lidhur-me-urdhrin-mbrojtes"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2022 14:37

Vrasja e shtatzënës, 4 policët dyshohen për keqpërdorim të pozitës e falsifikim të dokumenteve lidhur me Urdhrin-mbrojtës

Lajme

Gazeta Express

03/12/2022 14:37

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar sot suspendimin e katër zyrtarëve policorë të Stacionit të Policisë në Lipjan, në mesin e të cilëve është edhe Komandanti i këtij stacioni, lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës që Gjykata Themelore e Ferizajt kishte lëshuar për Hamide Magashin, e cila të mërkurën u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili dje bëri vetëvrasje.

Sipas IPK’së, ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “, raporton Express.

Lexo Edhe:

“Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “. Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë  të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues)”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar hetim paraprak  mbi veprimet e ndërmarra policore në rastet që  policia ka trajtuar ndaj të dyshuarit S.H për “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

Këto raste janë trajtuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë Ferizaj, përkatësisht Stacioni Policor Shtime, si dhe  Stacioni Policor Lipjan i cili ka qenë i ngarkuar me zbatimin e Urdhër-mbrojtjes e palës së mbrojtur H.M .

Hetuesit e IPK-së, si rezultat i ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore, kanë arritur deri tek dyshimi i arsyeshëm, se lidhur me zbatimin e Urdhrit-mbrojtës nga ana e zyrtarëve te Stacionit Policor Lipjan, ka elemente të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar “.

Nga veprimet hetimore deri më tani si të dyshuar për këto vepra janë katër zyrtarë policorë  të Stacionit Policor në Lipjan (Komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, një rreshter dhe dy hetues) .

Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore nga IPK është rekomanduar suspendimi i këtyre zyrtarëve policorë.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga  hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë it me Prokurorinë e Shtetit.