Vrasja e shkencëtarit bërthamor, Irani premton hakmarrje - Gazeta Express
string(55) "vrasja-e-shkencetarit-berthamor-irani-premton-hakmarrje"

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 17:11

Vrasja e shkencëtarit bërthamor, Irani premton hakmarrje

Lajme

Gazeta Express

28/11/2020 17:11

Ashtu si në rastin e vrasjes së gjeneralit Sulejmani, Irani duket se nuk do ta kalojë në heshtje ekzekutimin e shkencëtarit kryesor bërthamor Mohsen Fakhrizadeh.

Lideri Suprem, Ajatollah Khamenei premtoi hakmarrje dhe vijim të programit bërthamor të Iranit edhe pas atentatit ndaj Fakhrizadeh, për të cilin ai akuzoi drejtpërdrejt Izraelin.

Lexo Edhe:

Mohsen Fakhrizadeh, i cili konsiderohej si një nga drejtuesit kryesor të programit bërthamor të shtetit islamik, u vra të premten, ndërsa persona të armatosur sulmuan makinën e tij në një autostradë pranë Teheranit.

Për vrasjen e shkencëtarit reagoi dhe presidenti Rouhani, i cili gjatë një mbledhje qeverie u zotua se kombi iranian dhe zyrtarët e tij janë të vendosur për t’iu kundërpërgjigjur kësaj vrasje.