Vrasja e policit, reagon ministri Çuçi: Dora e zezë që shtiu ndaj tij do marrë ndëshkim të ashpër - Gazeta Express
string(95) "vrasja-e-policit-reagon-ministri-cuci-dora-e-zeze-qe-shtiu-ndaj-tij-do-marre-ndeshkim-te-ashper"

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 14:33

Vrasja e policit, reagon ministri Çuçi: Dora e zezë që shtiu ndaj tij do marrë ndëshkim të ashpër

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 14:33

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për vrasjen e oficerit të Policisë në Lezhë, nënkomisarit Saimir Hoxha.

Çuçi shprehet i tronditur nga lajmi teksa thotë se nuk duhej që Policia të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera ai thekson se Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit dhe se lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt.

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!”, deklaron ministri i Brendshëm.