Vrasja e oficerit të Policisë në Lezhë, reagon Yuri Kim: Autorët të dalin para drejtësisë - Gazeta Express
string(87) "vrasja-e-oficerit-te-policise-ne-lezhe-reagon-yuri-kim-autoret-te-dalin-para-drejtesise"

Vrasja e oficerit të Policisë në Lezhë, reagon Yuri Kim: Autorët të dalin para drejtësisë

Shqiperi

Gazeta Express

28/09/2021 15:32

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka kërkuar vendosjen përpara drejtësisë të autorit të vrasjes së oficerit të policisë kriminale në Lezhë, Saimir Hoxha. 

Në një postim në Twitter, Yuri Kim i shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve të 44 vjeçarit, duke shtuar se policia perballet ne rrezik në emër të qytetarëve.

Lexo Edhe:

“Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të oficerit të Policisë së Shtetit Shqiptar, i cili u vra në krye të detyrës. Policia dhe reaguesit e tjerë të parë përballen me rrezik në emër të të gjithë qytetarëve, dhe ne jemi mirënjohës për heroizmin e tyre. Shpresojmë që autorët të dalin para drejtësisë”, shkruan Yuri Kim.

Një ngjarje e rendë tronditi qytetin e Lezhës mëngjesin e kësaj të marte. Oficeri i policisë, Saimir Hoxha u vra me një plumb në zemër në krye të detyrës, duke vënë në pah krimin i cili tashmë nuk kursen më as policinë e shtetit.

Fillimisht u dyshua se policia kishte shkuar për të zbuluar parcela me hashash, por tashmë një pistë e dytë doli në dritë, ajo që autori shoqerohej me Xhuljo Vokrrin. Vetë Aldo Rama njihet si person me precedent penal, ndonëse ishte vetëm 21 vjeç. Ai më parë është hetuar për lëndë narkotike apo kërcënime.