Vrasja e kushërinjve, I arrestuari shpërthen në lot: Nuk doja


Gazeta Express
4 Maj 2019 12:02

Mbeten ne burg tre autoret e arrestuar si te dyshuar per vrasjen e kusherinjve ne Laç.

Ne nje seance me dyer te mbylluara, e pasi ka degjuar akuzen dhe mbrojtjen, gjykata ka caktuar per te tre, masen e sigurise ‘arrest me burg’.

1

Mësohet se dy prej tyre në gjyq kanë shprehur pendesë, kurse Manuel Bushi vetëm ka heshtur.

Markel Bushi ka thënë se është penduar. “Jam penduar per ate cfare kam bere, unë nuk kam dashur që t’i vras”- ka thënë ai dhe ka shpërthyer në lot në gjyq.

Ndërkohë që Vincens Bushi ka treguar se dy kushërinjtë në sherr e sipër e kanë goditur me sende te forta. “Më goditën me sende të forta, ndaj dhe ka agravuar situata deri ne perdorimin e armeve”- mësohet të ketë thënë ai.

Ata mberriten sot ne gjykate nën masa të rrepta sigurie. Gazetari i “Panorama” sjell pamjet nga mberritja ne Gjykate e tre personave qe jane arrestuar me akuzen e vrasjes.

Gjykata caktoi ‘arrest me burg’ per Markel, Manuel dhe Vincens Bushi, ne akuze per vrasjen e Mikel e Jani Jushit.

Pas prangosjes, të arrestuarit kanë thënë se e gjithë ngjarja ndodhi në gjaknxehtësi e sipër, por nuk donin të vrisnin kushërinjtë Jushi. Një debat i nisur për publikimin e fotove në rrjetet sociale dyshohet se është bërë shkak për nisjen e sherrit që përfundoi me dy viktima.

Tre autorët e dyshuar të ngjarjes ishin të njohur me njëri-tjetrin dhe mes tyre ka nisur fillimisht me shaka një debat për foton që ish-futbollisti, Kelvin Jushi, publikonte në profilin e tij në rrjetet sociale. Fjalë pas fjale, debati mes dy grupeve është acaruar, duke bërë që të dalin jashtë për t’u sqaruar.

Por, situata është përshkallëzuar më tej, duke bërë që palët të përleshen fizikisht. Më tej, një prej vëllezërve Bushi ka nxjerrë një armë tip pistoletë. Dy të rinjtë, Kelvin dhe Erion Jushi, pasi kanë parë armën, kanë tentuar që të largohen, por janë ndjekur nga pas nga 24-vjeçari, i cili i ka qëlluar në hyrjen e një pallati.

Vetë autori i dyshuar i ngjarjes ka deklaruar në Polici se ka qëlluar në gjaknxehtësi e sipër në drejtim të ish-futbollistit, ndërkohë që 36-vjeçari Jushi, sipas Markel Bushit, ka mbetur i vrarë aksidentalisht. “Debatuam për ‘Facebook’, pastaj u përleshëm dhe situata doli jashtë kontrollit. Nxora pistoletën për t’i trembur, po në gjaknxehtësi e sipër nisa të qëlloja. Nuk kisha për qëllim t’i vrisja”, ka thënë në Polici 24- vjeçari Markel Bushi, që dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart