Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka mohuar akuzat se ambulanca u vonua 30 minuta kur u thirr për vrasjen e Egli Progës në Pogradec. Në një deklaratë për mediat, Brataj deklaroi se urgjenca ka marrë thirrjen nga policia në orën 19:12, dhe në orën 19:18 ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka dhënë ndihmën e parë.
Pas 2 minutash, pacienti është vendosur në autoambulancë, pra në 19:20, dhe është drejtuar drejt spitalit të Pogradecit. Përgjatë 11 minutave të rrugës nga vendngjarja në spital, pacienti është asistuar nga stafi mjekësor, gjë e cila ka vazhduar brenda ambienteve të spital. I gjithë misioni ka qenë në total 20 minuta, duke nisur nga kërkesa për ndihmë. Ekipi ka shkuar në vendngjarje për 7 minuta, në total për 20 minuta është menaxhuar misioni me kod të kuq traumatik që dihet dhe rezultati final.”, tha Brataj.
Edhe këtë vit, sikur vitin e kaluar, Qeveria subvencionon nëse bleni pajisje efiçiente për ngrohje gjatë dimrit dhe freski...