Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Krujë, pasi rreth orës 22:25 në fshatin Gramëz, fillimisht u plagosën dhe më pas humbën jetën gjatë rrugës për në spital vëllezërit Gramoz Bardhi, 34 vjeç dhe Xhontil Bardhi, 24 vjeç.
Forca të shumta të policisë dhe FNSH-së, rrethuan zonën, ndërkohë që policia njofton se ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së dy vëllezërve, i cili është Roland Pula, 32 vjeç nga fshati Gramëz i Krujës.
Gjithashtu bëhet me dije se është gjetur edhe makina e autorit të dyshuar, mjeti tip “Benz”, të cilin autori e kishte lënë te pompat e ujit në Gramëz.
Ende nuk është bërë i mundur arrestimi i tij, por policia dhe FNSH janë vënë në ndjekje dhe po kontrollojnë në të gjithë zonën.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit
Identifikohet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së dy vëllezërve në Gramëz të Krujës.
Autori i dyshuar shtetasi R.P, 32 vjeç nga Gramëz i Krujës
Dy Drone që filmojnë dhe në erresirë po kontrollojnë zonën
Gjendet makina e autorit të dyshuar të vrasjes.
Makina u gjet te pompat e ujit në Gramëz të Krujës.
Forcat e Policisë së Krujës, DVP Durrës, FNSH e Renea në ndjekje të autorit .
Vijon krehja e zonës.
Vrasja dyshohet për një konflikt të vjetër.