Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, gazetarja: E hapur edhe pista politike - Gazeta Express
string(70) "vrasja-e-biznesmenit-ne-shengjin-gazetarja-e-hapur-edhe-pista-politike"

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2023 23:32

Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, gazetarja: E hapur edhe pista politike

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2023 23:32

Një ngjarje e rëndë tronditi Lezhën ditën e sotme. Biznesmeni Ardian Nikulaj u vra nga një person ende i paidentifikuar në ambientet e biznesit të tij.

Një ndër pistat kryesore të hetimit lidhur me këtë ngjarje është ajo e hasmërisë së familjes, por sipas gazetrares Klodiana Lala, mbetet hapur pista e një vrasjeje me prapavijë politike.

Lexo Edhe:

“Pista për një vrasje me prapavijë politike është e hapur, por mendoj se do të jetë shumë e vështirë pasi vrasësi ishte me pagesë dhe do të jetë shumë e vështirë për të shkuar tek porositësit. Hetuesit kanë dyshime se ka patur persona që e kanë vëzhguar viktimën, sepse ai kishte pak minuta që kishte hyrë dhe menjehërë ka ardhur personi që e ka qëlluar”, tha Lala në “Opinion”.

Lexo edhe: FOTO/ Momenti kur vrasësi i biznesmenit Ardian Nikulaj largohet me motor

Gazetarja tregoi se i pranishëm në momentin e vrasjes ka qenë edhe vjehrri i gruas së parë të viktimës, duke qenë se Nikulaj jetonte me dy gra. Gjithashtu në lokal, por në pjesën e kuzhinës ka qenë dhe gruaja e tij e parë dhe disa punonjës.

“Ka qëlluar në kokë, në trup dhe katër plumbat e tjerë i ka qitur tek xhami”, u shpreh Lala duke e cilësuar Ardian Nikulajn një person kontravers që lidhte krimin dhe politikën. “Ka qenë i dënuar për disa vepra të lehta penale. Problemi është që ka patur akuza ndaj tij. Pista e parë kryesore është ajo e një gjakmarrjeje, një prej tyre është fisi Lekstakaj, por familja e tyre ka 10 vite në Angli. Njihej si person që balanconte grupet kriminale. Me Aleksandër Dedaj ka qenë mik i ngushtë dhe në njërin nga atentatet ndaj Aleksandër Dedaj ka qenë dhe Nikulaj. Ka sheshuar konfliktet mes Ndokës dhe Leksit të druve. Kishte lidhje të forta në Nikël dhe në këto zgjedhje ishte pozicionuar si mbështetës në koalicionin “Bashkë fitojmë”, u shpreh gazetarja./Gazeta Express