Vrasja e biznesmenit në mes të Vlorës, u kap në Milano, ekstradohet në Shqipëri Ergest Avdiu - Gazeta Express
string(90) "vrasja-e-biznesmenit-ne-mes-te-vlores-u-kap-ne-milano-ekstradohet-ne-shqiperi-ergest-avdiu"

Gazeta Express

07/12/2019 10:02

Vrasja e biznesmenit në mes të Vlorës, u kap në Milano, ekstradohet në Shqipëri Ergest Avdiu

Gazeta Express

07/12/2019 10:02

Ergest Avdiu, 32-vjeç, është ekstraduar nga Italia pasi është i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Vasil Dervishaj një vit më parë në qytetin e Vlorës.

Lajmin e ka bërë të ditur policia, e cila ka njoftuar se kapja e 32-vjeçarit është bërë në Milano nga Interpol Italia, pasi shqiptari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lexo Edhe:

Mbi 32-vjeçarin Avdiu rëndojnë akuzat e “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Interpol Tirana

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tirana me homologët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të rënda penale.  

Kapet në Itali dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i dyshuar për vrasje.

Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit shqiptar E. A. alias A. M., 32 vjeç, lindur në Memaliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi E. A. dyshohet se është autori i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri shtetasi V. D.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.