Vrasja e Azem Hajdarit, zhvillimi në çështjen e Izet Haxhisë - Gazeta Express

Vrasja e Azem Hajdarit, zhvillimi në çështjen e Izet Haxhisë

Ballina

Gazeta Express

20/09/2019 16:12

Pasi Prokuroria e Tiranës kërkoi moskompetencën për rigjykimin e Izet Haxhisë, Gjykata e Tiranës vendosi ti kalojë dosjen e tij Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokuroria e Tiranës argumentoi se vepra penale për të cilën është dënuar dhe po rigjykohet Haxhia është në kompetencën e Krimeve të Rënda.

Vetë Izet Haxhija ishte dakord me prokurorinë që çështja t’i kalonte Krimeve të Rënda.

Haxhija akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit.