Vrasja e Azem Hajdarit, Sali Berisha tregon nëse është thirrur si dëshmitar në Gjykatë - Gazeta Express
string(85) "vrasja-e-azem-hajdarit-sali-berisha-tregon-nese-eshte-thirrur-si-deshmitar-ne-gjykate"

Vrasja e Azem Hajdarit, Sali Berisha tregon nëse është thirrur si dëshmitar në Gjykatë

Gazeta Express

28/09/2020 22:34

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme në “Opinion” se nuk është thirrur asnjëherë për të dëshmuar në Gjykatë apo Prokurori për vrasjen e Azem Hajdarit.

berisha

Berisha: Në këtë kontekst nga moment I aktit të tij gjer në ditët e sotme, ata që humbën pushtetin terrorist, qëndrojnë sic qëndruan pas atentatit

Lexo Edhe:

Jeni thirrur në gjykatë?

Berisha: Nuk jam thirrur asnjëherë, kurrë në jetën time as në gjykatë, as në prokurori.

Pse është thënë që jeni ftuar 50 herë dhe nuk jeni paraqitur?

Berisha: Unë nuk kam marrë kurrë fletë thirrje, nuk ka një media që të ketë botuar e të vërtetojë të kundërtën e kësaj që them unë, Fatos Klosi dhe ish bashkëpunëtori I sigurimit Arben Rakipi bënin lojë dhe skupe, sepse sme thërrisnin për dy fakte, e para që unë do i bëja pretencë politike, e dyta nuk isha dëshmitar okular zotëri.Unë kisha qenë në zyrë dhe cdo gjë që të dëshmoja nuk merrte dot fuqinë e një prove pa u verifikuar.Vetëm në harkun kohor të 12 orëve kamë bërë 12 konferenca shtypi pa thënë për konferencat e përditëshme.

Berisha: Së treti, vetëm në harkun kohor 12 orë ato ditë unë kam bërë 13 konferenca shtypi, dhe çdo informacion që unë disponoja, duke marrë parasysh edhe disa faktorë të tjerë, unë e bëja publike. Unë, nuk kam mbajtur, kam denoncuar çdo të dhënë që ka ardhur, vrasjen shtetërore, se Azem Hajdari,

Ju thatë e vrau Nano, Klosi, Gjinushi,..

Berisha: Dakord, por më jep mundësi, biem dakord që Hajdari ishte një nga personalitetet më të rralla në politikë, e dyta banda Haklaj, ishte e zakonshme? Jo zotëri, ishte shtetërore, me spaleta, kapiten, major, e të tjerë, bandë ishte dhe Zani Caushi, por ai nuk u bë shef komisariati, ishte edhe GJolek Malaj, por nuk u bë shef, vrasësit Haklaj morën komisariatin për tu hakmarrë në emër të regjimit që u përmbys në Tropojë e Azem Hajdarit, kjo është me sfond politik, e vrau shteti atë.