Vrasja e ariut të Prizrenit, reagon Federata e Gjahtarëve të Kosovës


Gazeta Express
14 Maj 2019 19:23

Federata e Gjahtarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e drejtorisë së Inspektoratit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë së Prizrenit për ta vrarë “Ariun e Murrmë”.

Kjo federatë e konsideron akt jo ligjor, të dëmshëm dhe se sipas tyre është i nxjerr në mungesë  të njohurive ligjore, administrative dhe menaxhuese si dhe në mungesë të njohurive të praktikave regjionale dhe botërore të zgjidhjes së problemeve të ngjashme.

Më tej në reagim thuhet se nëse vendimi ekzekutohet me vrasjen e ariut, do të shërbente që vrasësit ilegal të kafshëve të egra të marrin guxim për të vrarë kafshë të egra.

“ Me qëllim të evitimit të vrasjes së Ariut dhe hapjes së mundësisë se ky Vendimi i pa matur dhe jo ligjor i DIQPGJ do të shërbej si alibi që vrasësit ilegal të kafshëve të egra dhe keqpërdoruesit  të marrin guximin dhe të vrasin kafshët e egra  të mbrojtura, të rrala, të rrezikuara deri tek llojet në zhdukje. Prandaj, FGJK,  kërkon nga organet kompetente që të ndërmerren masa të menjëhershme ligjore të  revokimit të Vendimit për vrasjen e Ariut të Murrmë dhe të shpall inkompetent  organin i cili e ka nxjerr Vendimin në fjalë”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Reagim  i Federatës së Gjahtarëve të Kosovës

Federata e Gjahtarëve te Kosovës ( FGJK-ës ) me të gjithë anëtarët e saj si dhe i gjithë komuniteti i gjahtarëve te Kosovës,  shprehin habinë dhe  shqetësim për nxjerrjen e VENDMIT nga inspektorët e Drejtorisë të Inspekcionit Qendror të Pylltarisë dhe Gjuetisë: “Për shpalljen e kafshës së egër të llojit Ariu i Murrmë ( Ursus ArctosL.) kafshë përkohësisht  si dëmtuese”.  Absurditeti shtohet kur DIQPGJ e obligon Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural .Komuna- Prizren për vrasjen e Ariut.!!!.  FGJK-ës, Vendimin e nxjerr nga APK- DIQPGJ  e konsideron akt jo ligjor, të dëmshëm dhe i nxjerr në mungesë  të njohurive ligjore, administrative dhe menaxhuese si dhe në mungesë të njohurive të praktikave regjionale dhe botërore të zgjidhjes së problemeve të ngjashme, praktika të cilat  duke ruajtur qenien fizike të njerëzve dhe të mirat e tyre materiale i evitojnë rreziqet dhe njëkohësisht e  ruajnë edhe faunën e egër.  Ariu është kafsha më e madhe nga lloji i gjitarëve në Kosovë dhe është kafshë e mbrojtur me direktiva evropiane dhe me ligje dha akte nën-ligjore . FGJK-ë, përkrah qëndrimin e Ministrisë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe qëndrimin e Ministrisë Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për shfuqizimin e Vendimit dhe evitimin e vrasjes së Ariut.

Me qëllim të evitimit të vrasjes së Ariut dhe hapjes së mundësisë se ky Vendimi i pa matur dhe jo ligjor i DIQPGJ do të shërbej si alibi që vrasësit ilegal të kafshëve të egra dhe keqpërdoruesit  të marrin guximin dhe të vrasin kafshët e egra  të mbrojtura, të rrala, të rrezikuara deri tek llojet në zhdukje. Prandaj, FGJK,  kërkon nga organet kompetente që të ndërmerren masa të menjëhershme ligjore të  revokimit të Vendimit për vrasjen e Ariut të Murrmë dhe të shpall inkompetent  organin i cili e ka nxjerr Vendimin në fjalë .

Federata shpreh gatishmëri që të  ofroj ndihmesë profesionale në menaxhimin e këtij rasti.

Në kuadër të përgjegjësive ligjore të mbështetjes së menaxhimit dhe organizimit  të faunës së egër, mbrojtjes dhe kultivimit të tyre, na gëzon fakti  i reagimit të menjëhershëm të komunitetet të gjahtarëve të anëtarësuar në  shoqata dhe në FGJK-se  dhe reagimet e shumta   të  qytetareve të Kosovës për ndalimin e ekzekutimit  të Ariut. Këto reagime janë shenjë e ngritjes së vetëdijesimit dhe kujdesit ndaj faunës së egër.

Lidhur me demet e shkaktuara  nga ariu si  FGJK-e kërkon qe te dëmtuarve t’ju kompensohet demi në përputhje me Ligjin për Gjueti  (Ligji nr. 02/L-53) , Neni 54, paragrafi 54.3.

Te fundit


Kthehu lart