Vrasja e 50-vjeçarit për tubin e ujit në Dibër në sy të vajzës, autorët kërcënuan dëshmitarin - Gazeta Express
string(92) "vrasja-e-50-vjecarit-per-tubin-e-ujit-ne-diber-ne-sy-te-vajzes-autoret-kercenuan-deshmitarin"

Vrasja e 50-vjeçarit për tubin e ujit në Dibër në sy të vajzës, autorët kërcënuan dëshmitarin

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2021 15:03

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e 50-vjeçarit sot në Luzni të Dibrës. Muhamet e Altin Mera 30 e 42 vjeç qëlluan me armë zjarri automatik Xhetan Konesha, ndaj të cilit u shkrep një karikatorë e tërë, duke e lënë të vdekur. 50-vjeçari ka mbërritur i vdekur në spital.

Sipas dëshmive të bashkëfshatarëve të autorëve dhe viktimës, dëshmitare e skenës së krimit u bë vajza 18-vjeçare e viktimës, e cila sapo do të ikte bashkë me babain e saj me furgon drejt qytetit. Dëshmitar i ngjarjes u bë edhe një djalë i ri, i cili madje ishte kërcënuar. “Do të vrasim edhe ty”, mësohet t’i kenë thënë dy vëllezërit bashkëfshatarit të tyre.

Lexo Edhe:

Po ashtu, banorët bëjnë me dije se sherri mes viktimës dhe dy vëllezërve ishte i hershëm, ndërsa në verë ata ishin zënë në lokalin e fshatit. ‘Mollë sherri’ mes dy familjeve ishte bërë uji i vaditjes, pasi në muajin gusht dy vëllezërit i kishin prerë tubat e vaditjes Xhetan Koneshës.

Po ashtu bëhet e ditur se viktima dhe dy vëllezërit kishin lidhje miqësore mes tyre, ndërsa kishin shtëpitë vetëm 200 metra larg. Gjatë aksionit blutë e Dibrës vunë në pranga 30-vjeçarin Muhamet Mera si dhe sekuestruar armën e zjarrit tip automatik, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja. Policia është vënë në kërkim të vëllait tjetër Altin Mera, i cili është larguar në pyll.