Vranësira ftohtë dhe erë. Temperaturat do të sillen nga 4 deri në 23 gradë


Gazeta Express
9 Tetor 2019 9:49

Moti në vend në orët e mëngjesit do të jetë me vranësira të rritura lokale, por gjatë ditës vranësirat do të zvogëlohen.

Në orët e pasdites do të mbizotërojë mot me vranësira mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të sillen prej 4 deri në 12 gradë Celcius ndërsa temperatura gjatë ditës do të jetë në interval prej 18 deri në 23 gradë Celcius.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell me re të ulëta dhe me erë juglindore.

Në ditët në vijim, do të kemi mot kryesisht të qëndrueshëm me rritje graduale të temperaturave të ditës. Megjithatë temperaturat e mëngjesit do të qëndrojnë në disa gradë mbi zero.

Te fundit


Kthehu lart