Vranësira dhe reshje të shiut gjatë ditës së sotme


Gazeta Express
12 Nëntor 2019 10:47

Moti sot do të jetë me vranësira i shoqëruar me reshje shiu dhe me erë të fortë në drejtimin juglindor. Më shumë reshje të shiut do të ketë në mbrëmje.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz nga 4 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës nga 10 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe me shi, temperaturat e mëngjesit do të arrijnë deri në 7 gradë, ndërsa temperaturat e ditës deri në 17 gradë Celsius.

Te fundit


Kthehu lart