Vranësira dhe reshje të shiut gjatë ditës së sotme


Gazeta Express
8 Nëntor 2019 9:25

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, më intensive në lindje. Në juglindje do të ketë kushte për vetëtima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të sillet prej shtatë deri në 14 gradë Celsius, ndërsa temperatura e ditës prej 12 deri në 22 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 11 gradë, ndërsa temperatura e ditës deri në 20 gradë Celsius.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart