Një shofer 21-vjeçar nga Stenwijkerland në Holandë u regjistrua duke vozitur 179 km/h në rrugën N333. Shpejtësia maksimale në atë pjesë është 80 km/h. Atij iu hoq patenta e shoferit, shkruan “HartvanNederland”.
Ai ishte duke vozitur pranë Stanwijkun kur ishte me shpejtësinë e deklaruar. Sipas policisë, shoferi e dinte që përballë do të kishte kamera policia, por gjithsesi ka nxituar.
Shkak për tejkalimin e shpejtësisë, të cilën ai e ka deklaruar në polici, ka qenë nevoja për të shkuar në tualet.
Sipas zëdhënësit të policisë Hank Kremer, shuma e gjobës së tij ende nuk është përcaktuar për shkak se gjithçka mbi këtë përcaktohet nga prokurori i shtetit.
Do të jetë interesante të shihet nëse prokurori do të marrë parasysh nevojën e shoferit për të shkuar në tualet apo ndoshta do ta ndëshkojë edhe më shumë për këtë arsyetim.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...