Vozitësi: Me vite të tëra është manipuluar me shpejtësinë e autobusëve


Gazeta Express
13 Nëntor 2019 15:09

Filip Naumovski vozitës dhe konduktor për 8 vite me radhë punon në kompaninë e Durmo Turs. Me dëshminë e tij sot vazhdoi seanca gjyqësore për fatkeqësinë në Llaskarcë, raporton TV21.

Gjatë dëshmisë se tij tha se në autobusët e Durmo Turs në relacionin Shkup-Gostivar kanë pasur të vendosur manipulues të shpejtësisë prej një kohe të gjatë.

Ai tha se së bashku me shoferin Besnik Halili i cili gjatë dëshmisë së tij mohoj gjithçka që kishte thënë para Prokurorisë dhe se atij nuk i kujtohej asgjë dhe se as nuk e dinte se a kishte të vendosur në autobus manipulues të shpejtësisë, kanë dërguar autobusët ne një servis për automjete ku kanë vendosur manipuluesin e shpejtësisë.

“Unë dhe Besniku, dy herë dy autobusë i kemi dërguar në nje servis tek Zhelezara për të vendosur manipulues, që të mos e tregojë shpejtësinë reale ose të tregoje për 12 ose 13 km në orë më pak”, tha vozitësi Filip Naumovski.

Në pyetjen a e ka vendosur në kokë më vete Besniku për manipuluesit, Naumovski tha se për këtë gjë janë dakorduar me Remzi Miftari, përgjegjës për autobusët e Durmo Turs.

Vozitësi Naumovski gjatë dëshmisë së tij tha se është e mundur që pronari i Durmo Turs, Durmish Beluli të mos ketë pasur dijeni për manipuluesit.

Në aksidentin në Llaskarcë kanë humbur jetën 16 persona dhe 37 të tjerë mbetën me lëndime të rënda trupore. Prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj 6 personave, Durmish Beluli, Remzi Miftari dhe vozitësi Manoil Trifunovski dhe 3 të tjerë të punësuar teknik si pjesëmarrës në veprën e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion.

Te fundit


Kthehu lart