Votimi në Çair, me vonesë por me masa mbrojtëse - Gazeta Express
string(46) "votimi-ne-cair-me-vonese-por-me-masa-mbrojtese"

Votimi në Çair, me vonesë por me masa mbrojtëse

Gazeta Express

13/07/2020 16:02

Në orët e paraditës Komisioni Komunal Zgjedhor filloi përgatitjen e këshillit special zgjedhor për procesin e votimit në Komunën e Çairit. Përgatitjet zgjatën disa orë, më gjatë se në KKZ-të e tjera.

Madje, në radhët e personelit mjekësor që përbënin këshillin zgjedhor kishte edhe pakënaqësi rreth cilësisë së mjeteve mbrojtëse të cilët i ka siguruar Ministria e Shëndetësisë. Pajisjet u ndërruan me të tjera por është e paqartë se kush pagoi për to. Më në fund pas tre orëve, ekipi u nis për në adresat e personave në izolim, në vetizolim dhe atyre me Covid që ishin paraqitur për të votuar. Në hyrje të objekteve ku banojnë votuesit, ekipi i përbërë nga personeli mjekësor dhe përfaqësuesit politik u kujdesën të respektojë masat e parapara me protokoll.

Lexo Edhe:

“Pasi u përgatitën me të gjitha pajisjet e nevojshme për t’u mbrojtur nga virusi korona, ekipi i mjekëve i cili realizon votimin erdhën këtu në adresën e parë e cila është në hyrje të Çarshisë, për të realizuar votimin e një personi të infektuar me virus korona.”

E dyta në listë ishte prokurorja Fatime Fetai, e cila prej kohësh është në vetizolim.

Edhe në kësi kushte të jashtëzakonshme, edhe në kohë pandemie, neve, personave që jemi në vetizolim por edhe personave që janë të prekur nga virusi Covid-19 na u mundësua realizimi i të drejtës tonë kushtetuese, të drejtës së votës, edhe atë, në kushte të sigurta për shëndetin tonë. Kjo gjithsesi është për t’u përshëndetur.”-tha Fatime Fetai, prokurore, votues.

Anëtarët e këshillit special zgjedhor nuk ishin shumë miqësor me ekipet e mediave që i shoqëruan. Gjithsesi ata publikisht deklaruan se ndjehen të mbrojtur me pajisjet që kanë.

“Gjithsej janë 22. Kjo është procedura për të gjithë, me veshje, me dezinfektues, me pajisje për mbrojtje prej virusit Covid. A ndjeheni të mbrojtur me këto masa? Mendoj se po. Si motër medicinale, edhe në punë kemi të njëjtën mbrojtje.”