Votimi i fshehtë që e imponoi Dehari, Kushtetuesja i përmend rastet kur aplikohet, thotë se deputetët nuk i nënshtrohen mandatit detyrues - Gazeta Express
string(135) "votimi-i-fshehte-qe-e-imponoi-dehari-kushtetuesja-i-permend-rastet-kur-aplikohet-thote-se-deputetet-nuk-i-nenshtrohen-mandatit-detyrues"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 20:29

Votimi i fshehtë që e imponoi Dehari, Kushtetuesja i përmend rastet kur aplikohet, thotë se deputetët nuk i nënshtrohen mandatit detyrues

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 20:29

“Deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”, thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që u lëshua të enjten e 26 qershorit.

Në këtë aktgjykim përmendet edhe votimi i fshehtë që u imponua nga Lëvizja Vetëvendosje me kryesuesin e seancës Avni Dehari.

Në atkgjykim thuhet se është çështja e mënyrës së votimit në Seancën Konstituive, përkatësisht nëse e njëjta duhet të jetë në mënyrë të hapur apo të fshehtë nuk është përcaktuar as me dispozitat kushtetuese dhe as në Kreun IV të Rregullores së Kuvendit.

Pra, kushtetuesja nuk obligon ndonjë formë votimi.

“Gjykata thekson që çështja e mënyrës së votimit në Seancën Konstituive, përkatësisht nëse e njëjta duhet të jetë në mënyrë të hapur apo të fshehtë nuk është përcaktuar as me dispozitat kushtetuese dhe as në Kreun IV të Rregullores së Kuvendit. Gjykata vëren se Kreu i IV (Konstituimi i Kuvendit) i Rregullores së Kuvendit, në kontekstin e mbajtjes së seancës konstituive nuk përmban asnjë referencë në nenin 53 (Ndryshimi i rendit të ditës), nenin 57 (Mocionet procedurale), si dhe as në nenin 122 (Interpretimi i Rregullores së Kuvendit). Secili nga këto nene të Rregullores së Kuvendit përcaktojnë qartë dhe shprehimisht rrethanat në të cilat shtrihet fushëveprimi i tyre, palët që mund të iniciojnë ato veprime apo autorizimet e tyre, si dhe çështjet për të cilat mund të bëhen apo kohën kur mund të ngritën propozime të tilla. 179. Në vijim, dhe për aq sa është relevante në rrethanat e kërkesës së tanishme, Gjykata i referohet mënyrës së votimit për zgjedhjen e organeve kushtetuese sikurse është paraparë me Kushtetutë. Gjykata vëren që përcaktimet në Kushtetutë për votimin e fshehtë janë të specifikuara në paragrafin 1 të nenit 86 [Zgjedhja e Presidentit] të Kushtetutës, përmes të cilit specifikohet që: “Presidenti i Republikës së Kosovës zgjedhet nga Kuvendi, me votim të fshehtë.”; dhe paragrafin 5 të nenit 114 [Përbërja dhe mandati i Gjykatës Kushtetuese] të Kushtetutës, përmes të cilit specifikohet që: “Zgjedhja e Kryetarit dhe Zëvendëskryetarit të Gjykatës Kushtetuese, bëhet nga gjyqtarët të Gjykatës Kushtetuese me votim të fshehtë të gjyqtarëve të Gjykatës, […]”. 180. Po ashtu, Gjykata në praktikën e saj gjyqësore, përkatësisht në Aktgjykimin e saj në rastin KO119/14 kishte theksuar që “Në konstituimin e Kuvendit, të gjithë deputetet duhet te jene te pranishëm dhe te votojnë si të dëshirojnë, ne mënyrë te hapur ose te fshehte, te votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe nuk mund te lirohen nga te vepruarit kështu.” (shih, paragrafin 128 të Aktgjykimit në rastin KO119/14). 181. Tutje, lidhur me deputetët dhe mandatin e tyre, Gjykata në praktikën e saj ka theksuar se sipas nenit 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës, “deputetët janë të obliguar të ushtrojnë funksionin e tyre në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës” (shih, rastin KO98/11, parashtrues Qeveria e Republikës së Kosovës, Aktgjykim i 20 shtatorit 2011, paragrafët 58 dhe 59). “Se çka konsiderojnë deputetët se është në interesin më të mirë të Republikës së Kosovës në aspekt politik dhe në aspekt të politikave publike, është tërësisht në dorën e deputetëve të Kuvendit. Përderisa respektohet Kushtetuta, çdo zgjidhje e të zgjedhurve dhe njëkohësisht përfaqësuesve të popullit, duhet respektuar. Deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.” (shih, rastin KO72/20, cituar më lart, paragrafi 357).” – thuhet në aktgjykim. /Gazeta Express