Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, thotë se presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e kanë bindur për ta votuar Qeverinë e Avdullah Hotit.
Shala thotë se ka pasur qëndrim kundër, pasi, sipas tij, partia të cilës i takon është monopolizuar nga dy persona.
“Unë para dy ditëve kam deklaruar se nuk do ta votoj Qeverinë Hoti, për arsye të monopolizimit të partisë Nisma nga dy persona. Por mbrëmë, në vizitën që e kam pasur në familjen time, të Presidentit dhe të ish-kryeministrit Haradinaj, kam ndërruar mendjen dhe vota ime do të jetë pro Qeverisë”, ka thënë Shala. /Express/