Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor një dështim total, dërgon sinjale katastrofale - Gazeta Express
string(86) "von-cramon-samiti-be-ballkani-perendimor-nje-deshtim-total-dergon-sinjale-katastrofale"

Von Cramon: Samiti BE-Ballkani Perëndimor një dështim total, dërgon sinjale katastrofale

Instant

Gazeta Express

24/06/2022 20:27

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin e Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimorë.

Përmes një cicërime në në Twitter, von Cramon tha se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ftuan në Bruksel, por atyre nuk u dhanë asgjë.

“Ky samit BE-Ballkani perëndimor ishte dështim i plotë. Kjo dërgon një sinjal vërtetë katastrofik. Është vetëm një person i lumtur në këtë situatë dhe ai ulet në Kremlin”, ka shkruar Viola von Cramon në Twitter.

Ajo ka shtuar se as Bosnjë e Hercegovina nuk e ka marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, aq më keq Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk i kanë filluar negociatat e anëtarësimit dhe Kosova nuk ka marrë liberalizimin e vizave.

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor u takuan në samitin e mbajtur në Bruksel, më 23 qershor.

Udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u ankuan për mungesën e progresit në ofertat e tyre për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.

Po atë ditë, Bashkimi Evropian njoftoi se u ka dhënë statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë për anëtarësim në këtë bllok.