Volkswageni nuk është i interesuar të blejë aksionet e Teslas


Gazeta Express
26 Gusht 2019 21:39

Volkswageni ka hedhur poshtë raportimet se dëshiron të blejë aksione te Teslas, raporton Reuters.

Ditë më parë mediat botërore kishin raportuar se drejtori ekzekutiv i Volkswagenit, Herbert Diess ka shprehur interesim për të blerë aksione në kompaninë amerikane në mënyrë që të ketë qasje në teknologjinë softuerike dhe baterive të saj.

“Spekulimet për blerjen e aksioneve në Tesla të bërë nga Revista Manager është e pabazë”, ka thënë një zëdhënës i Volkswagenit për Reuters.

Te fundit


Kthehu lart